Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i Biden për faljen e të dënuarve për kanabis rrit stoqet e kompanive që e prodhojnë në nivele të larta


Aksionet e kompanive të kanabisit u rritën pasi presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten se do falte mijëra persona të dënuar për posedim kanabisi dhe nisi një rishikim të statusit të drogës në nivel federal.

Aksionet e kompanive kultivuese të kanabisit dhe të kompanisë që merren me shitjen e tij në SHBA e Kanada u rritën ndjeshëm pas njoftimit.

Aksionet e ‘Canopy Growth’, u rritën 22% në Nasdaq, ‘Trulieve Cannabis’ fitoi 36%, ‘Curaleaf dhe Tilray Holdings’ gjithashtu u rritën me mbi 30%.

‘Canopy Growth’ përshëndeti njoftimin e Biden, duke e përshkruar atë si’”një pranim se ndalimi i kanabisit ka dështuar dhe se shumë jetë janë ndikuar ndjeshëm si rezultat i kësaj’, citoi CNBC një deklaratë e kompanisë.

Në fjalimin e tij, Biden u kërkoi shteteve amerikane që të ndjekin shembullin e qeverisë.

Biden u bëri thirrje gjithashtu zyrtarëve që fillojnë një proces rishikimi sesi klasifikohet kanabisi sipas ligjit federal. Për momentin kanabisi ndodhet në të njëjtin klasifikim si heroina dhe LSD-ja.

“Askush nuk duhet të jetë në burg vetëm për përdorimin ose posedimin e kanabisit.” – tha presidenti.

Faljet do vijnë pas një procesi shqyrtimi të mbikëqyrur nga Prokurori i Përgjithshëm.