Vendosni fjalën kyçe....

Gert Bogdani: Jam i gatshëm të kandidoj për Bashkinë Tiranë, ma ka kërkuar baza


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani është shprehur i gatshëm për të kandiduar për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste për “Euronews Albania”, ku u shoreh se këtë gjë ia kanë kërkuar prej kohësh baza dhe qytetarët e Tiranës.

“Asnjëherë s’i kam bërë bisht sfidave, dhe sidomos në këtë rast që është sfidë e rëndësishme. Prej kohësh ma ka kërkuar baza, qytetarët e Tiranës se ka ardhur koha për një ndryshim në Tiranë. Këta që firmosin lejet e ndërtimit nuk e shohin jetën në Tiranë.”- tha Bogdani.

Nëse ai kandidon vërtet, përballë në garë nga PS do të ketë kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, i cili do të rikandidojë.