Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Demokratët në zgjedhje me një kandidat, lëvizjet e tjera për të nxjerrë kandidatë nuk na shërbejnë


Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se Partia Demokratike do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e vitit 2023.

Në një intervistë për News 24, ai u shpreh se lëvizjet e tjera në kampin opozitar, për kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike.

“PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje.

Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë pasur një kandidat të PD-së, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël. Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së. PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë.”- tha Alibeaj.

I pyetur se si bëhet bashkimi i Partisë Demokratike, Alibeaj u shpreh se baza demokrate është manipuluar.