Vendosni fjalën kyçe....

Sot pasdite nisin aplikimet për lotarinë amerikane


Nga sot do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane për programin DV 2024. Aplikimet nisin në orën 18:00 dhe përfundojnë të martën e 8 nëntorit, në të njëjtën orë.

Sipas udhëzimeve të administratës amerikane, të gjithë ata që duan të bëjnë realitet “ëndrrën amerikane” dhe kanë ndërmend të aplikojnë, duhet të jenë të pajisur me pasaportë.

Ky rregull është futur në fuqi prej 3 vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti. Kriter për aplikanët është që të kenë kryer arsimin e mesëm ose të kenë dy vjet eksperiencë pune.

“Programi DV-2024: Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2024 fillon të mërkurën, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore Ditore (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022. , në orën 12:00 të mesditës, me orën standarde lindore (EST) (GMT-5). Dorëzimi i më shumë se një hyrje për një person do të skualifikojë të gjitha hyrjet për atë person.”– bën me dije Ambasada Amerikane.

Kliko këtu për udhëzimet për aplikim