Vendosni fjalën kyçe....

Meta nxjerr fotot nga Fllaka: Qytetarët janë braktisur nga pushteti vendor i Rilindjes


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me situatën me mbetjet në zonën e Fllakës nga ku publikon disa foto.

Ai shkruan krahas këtyre fotove se kjo situatë me mbetjet është një dëshmi e braktisjes së qytetarëve nga pushteti vendor.

Mëta shprehet se pushtetin në duart e qytetarëve do ta rikthejë vetëm rikthimi i opozitës dhe i pluralizmit politik në Bashkitë e vendit.

“Situata skandaloze në zonën e Fllakës, mes Durrësit dhe Tiranës, është një tjetër dëshmi e qartë e përçmimit dhe e braktisjes së plotë të qytetarëve nga pushteti vendor i ‘Rilindjes’.

Kapja 100% e bashkive dhe parlamenteve lokale nga Edi Rama, natyrshëm që do të sillte këto rezultate: mungesë llogaridhënie, abuzime me fondet publike, mos dëgjim i zërit dhe i halleve të qytetarëve, braktisje të plotë të tyre deri edhe në falimentim të pushtetit vendor. Rikthimi i pashmangshëm i opozitës dhe i pluralizmit politik në Bashkitë tona, në aleancë me qytetarët shqiptarë, do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të tyre.”- shkruan Meta.