Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës farmacia në Vlorë


Një farmacie në Vlorë i është vënë flaka gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vlorë-Skelë në lagjen Rinia ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur një person duke e spërkatur me lëndë djegëse para se t’i vinte zjarrin, shkruan Shqiptarja.

Njoftimi

“Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.”