Vendosni fjalën kyçe....

Goli i Messit bëhet viral, shihet mbi 2.5 milionë herë (Video)


Lionel Messi i mahniti tifozët e futbollit Paris Saint Germain të shtunën mbrëma dhe u bë viral në internet pasi shënoi gol nga një goditje dënimi kundër Nice.

Ndeshja në ‘Parc des Princes’ ishte pa gola derisa Messi u rrëzua jashtë zonës së 18-metrave dhe më pas mori përsipër të gjuante goditjen e dënimit.

Me shokun e skuadrës Neymar që provoi të mashtronte portierin Kasper Schmeichel duke vrapuar fillimisht mbi topin, Messi iu afrua me qetësi dhe e ngriti atë në ajër mbi mur duke shënuar gol.

Goli është bërë viral në internet dhe është parë mbi 2.5 milionë herë në Twitter. Goditja e lirë ishte e para e Messit për PSG-në dhe e 60-ta në karrierën e tij.

Në shekullin e 21-të, vetëm tre lojtarë kanë shënuar më shumë se ai: legjenda e Lyonit, Juninho (77), ikona e Anglisë, David Beckham (65), dhe ish-shokun e skuadrës së Barcelonës, Ronaldinho (66).