Vendosni fjalën kyçe....

Inflacioni gjerman në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore


Inflacioni në Gjermani është rritur me 10.9% në shtator, nga 8.8% në muajin e kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara të enjten nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Numrat dolën më lart se pritshmëria e tregut prej 9.4%, dhe shënuan një rekord të lartë që nga krijimi i monedhës së përbashkët euro në vitin 1999.

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë thuhet se ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në normën e lartë të inflacionit.

“Çmimet e energjisë ishin 43,9% më të larta në shtator 2022 sesa në shtator 2021.” – tha agjencia në një njoftim për shtyp.

“Ka pasur gjithashtu një rritje mbi mesataren e çmimeve të ushqimeve me 18.7% nga i njëjti muaj i një viti më parë.”

Të enjten, qeveria gjermane ra dakord për një paketë prej 200 miliardë eurosh (194 miliardë dollarë) për ‘të zbutur kostot në rritje të energjisë dhe pasoja më të rënda për konsumatorët dhe bizneset’.

Sipas planit, i cili do financohet me huamarrje të reja, Berlini do vendosë një frenim emergjent të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike. Ai gjithashtu do heqë tarifën e planifikuar të gazit për konsumatorët për të shmangur rritje të mëtejshme të çmimeve.

Informacioni i hollësishëm, së bashku me të dhënat përfundimtare për nivelin e inflacionit në muajin shtator, do publikohen nga Destatis më 13 tetor.