Vendosni fjalën kyçe....

Shehi del kundër primareve në PD për zgjedhjet lokale: Nuk po zgjedhim kreun e opozitës


Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi është kundër primarëve të Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtari gjatë një interviste për “Report TV” theksoi se gara në vitin 2023 nuk është për të gjetur shefin e opozitës, por për ti dhënë qytetarëve kryetarë bashkie të denjë.

“I kam dëgjuar këto për primarët, por nuk vlejnë. Nuk jemi në garë se kush është shefi i partisë. Ne duhet të jemi me një kandidat, s’mund të jemi të ndarë, kjo do i bënte qejfin Ramës. Duhet ta vendosim bashkarisht se cilët do jenë kandidatët tanë për kryetar bashkie. Garën Brenda vetes e lëmë tek gara për Këshillat Bashkiak. Kush të jetë më i miri ta mbështesim të gjithë, si në Itali”-deklaroi Shehi.