Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ballkani i Hapur rrugë për të ecur para e zgjidhur ngërçet e së shkuarës, koha që Serbia të njohë Kosovën  


Kryeministri Rama mbrojti nismën e Ballkanit të Hapur gjatë fjalës së tij në Asamblenë e OKB-së.

Ai tha se mënyra e vetme për të ecur para është të punohet së bashku. Rama paralajmëroi se në të ardhmen pjesë e nismës mund të bëhen edhe Turqia me Greqinë.

“Ne e kemi kuptuar që mënyra për të ecur përpara është t’ia dalim sëbashku. Një sipërmarrje të përbashkët si pjesë e një kuadri të përbashkët. Kjo na bëri bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për Open Balkan. Një platformë për Ballkanin, për Malin e Zi, Kosovë, Bosnjën, Turqinë por edhe për Greqinë. Të lëmë pas të shkuarën dhe të gjejmë arsye të mira për të zgjedhur mosmarrëveshje.” – tha Rama.

Më tej Rama tha se Shqipëria do e mbështesë fuqishëm Kosovën pavarësisht forcimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes. Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dialogu është mënyra e vetme dhe jam i bindur se Ballkani i Hapur do e ndihmojë këtë proces.” – u shpreh Rama.