Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Hakerat në sistem prej 14 muajsh, kanë marrë të dhëna sekrete shtetërore. 195 milionë euro janë shpenzuar për sigurinë dixhitale


Deputeti i PD-së Salianji i kërkoi qeverisë të mbajë përgjegjësi për vjedhjen e të dhënave të rëndësishme nga platformat qeveritare në sulmet kibernetike.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend ai tha se janë paguar 195 milionë euro për sigurinë dixhitale dhe hakerat kanë shtënë në duar të gjitha të dhënat të cilat i kanë publikuar për këdo.

Ai theksoi se hakerat janë futur në sistem prej 14 muajsh dhe kjo nuk është vënë re.

“Hakerat e kanë çaktivizuar antivurisin dhe për 14 muaj s’e ka vënë re askush. A ka ndonjë përgjegjës këtu si ka ndodhur kjo, se janë paguar 195 milionë euro për sigurinë. Nuk është ëprditësuar antivirusi, pse nuk është bërë kjo gjë. Kush është përgjegjës. Të dhënat janë përdorur nga patronazhistët për zgjedhjet. Ka dalë Rama dhe ka thënë që asnjë e dhënë sensitive dhe e rëndësishme nuk është marrë dhe se e ka zbrapsur sulmin. Çfarë sulmi keni përballuar, kur janë marrë të gjitha të dhënat sekrete, të policisë, të dhënat personale të qytetarëve, të dhëna sekrete të shtetit. Kush mban përgjëgjësi për këtë.” – tha Salianji.