Vendosni fjalën kyçe....

Po jepte intervistë, sportistes së njohur braziliane i bie të fikët (Video)


Kampionia braziliane që ka fituar dy herë medalje në Olimpiada, Jaqueline Carvalho, tronditi jo pak tifozët e pranishëm në sallën e lojërave, pasi teksa po jepte një intervistë i ra të fikët.

Sportistja po shite një ndeshje volejbolli të meshkujve në superligën braziliane dhe teksa po fliste mbylli sytë dhe u rrëzua përtokë.

Mjekët e ekipeve rendën që ta ndihmojnë dhe pas vizitës doli se gjendja e të fiktit u shkaktua nga rënia e tensionit për shkak të nxehtësisë së madhe dhe ajrit të rëndë brenda sallës ku po zhvillohej ndeshja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *