Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti: Kam qenë në dijeni se ndaj meje u planifikuan 3 atentate vitin e kaluar


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me informacionet e zbuluar nga hakerat mbi dyshimet për një atentat të mundshëm ndaj tij.

Kurti tha se ka qenë në dijeni të planeve për tri atentate kundër tij, por thotë se ndihet i sigurt dhe se qëllimi për këtë ka qenë frikësimi i qytetarëve dhe destabilizimi i vendit.

“Sa jam i sigurt nuk e di, por unë mundem t’iu konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që i marrin masat adekuate. Është e vërtet që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet, por e keni parë edhe nga informacioni që ka dal, se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit.”– tha Kurti.