Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon shtabin e Njësisë 5 në Tiranë: Me punë të përditshme në terren do bëjmë ndryshimin


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me shtabin e Njësisë 5 të Tiranës për organizimin e punës.

Meta thotë se përkushtimi i përditshëm në terren do bëhet ndryshimi i fortë në lidhje me qytetarët dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Me shtabin e Njësisë Nr.5 të kryeqytetit, ku jam i deleguar, nisëm sot nga puna konkrete për organizimin e Partisë së Lirisë, në zbatim edhe të detyrave të caktuara në Konventën e Tiranës.
Kur vizioni politik është i qartë, vendimtare për ta fituar betejën mbetet organizimi.
Jam i bindur se me përkushtim të përditshëm në terren së bashku më të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë do të bëjmë ndryshimin e fortë në lidhje me qytetarët dhe mbrojtjen e interesave të tyre
”-shkruan Meta.