Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni t’i bëjmë gjyqin publik Edi Ramës


Në deklaratën e sotme për mediet, kryetari i PD-së Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen për t’i bërë gjyqin publik kryeministrit Edi Rama.

Kjo pasi Berisha e konsideron atë përgjegjësin kryesor për aferën e inceneratorëve.

“Është koha, të dashur qytetarë, t’i bëjmë gjyqin publik Ramës, Agaçit, Ahmetajt dhe Velisë. Të cilët e ndjejnë se janë të pashpresë përpara jush dhe kanë filluar t’i përcjellin fajin njeri-tjetrit. Edi Rama deklaron se në rast se nuk ka filluar, pavarësisht nga dhjetëra milionë euro që janë disbursuar, djegësi i Tiranës, është përgjegjësi e atyre që kanë marrë para. Me fjalë të tjera, përgjegjësi e Erion Veliajt. Erion Veliaj deklaron se nuk ka lidhje, edhe pse Edi Rama i ka dhënë 8 përqind bonos për të fituar tenderin me negociata të mbyllura. Paçka se Erion Veliaj ka vendosur pa pyetur parlamentin e Tiranës, duke marrë pushtetin e tij, sepse donte të mbushte valixhet e tij. Packa se ka firmosur në emër të qarkut, pavarësisht se nuk është autoriteti i tij.

Prandaj jam këtu për të dënuar edhe njëherë këtë organizatë kriminale qeveritare dhe qëndrimin e SKAP që u shërben atyre si mburojë. Për t’u bërë thirrje qytetarëve me thirrjet e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, ndër më kriminalet në Europë dhe botë.”– tha Berisha.