Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: SKAP-i i partisë i pafuqishëm përballë aferës 420 milionë euro të inceneratorëve, ndërmarrje kriminale e Ramës-Agaçit,-Ahmetajt-Veliajt-Kokës


Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar SPAK-un lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Në një dalje për mediat, ai tha se SPAK-u, të cilin e quajti SKAP-i i Partisë, nuk po bën detyrën për të cilën paguhet.

Berisha tha se pavarësisht fakteve të shumta lidhur me atë që e quajti afera 420 milionë euro e incemeratorëve, prokuroria është në vendnumëro me veprimet e saj.

Ai theksoi se asnjë institucion nuk ka vlerë kur bëhet fjalë për ndërmarrjen kriminale të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Lefter Kokës e Erion Veliajt.

“Ndërmarrjes kriminale të Edi Ramës, Engjëll Agaçit. Arben Ahmetajt dhe Lefter Kokës, Erion Veliajt, ska ligj, nuk ka institucion, s’ka forcë në këtë vend, që mund t’i bëjë gjë. Kështu, muaj më parë, SKAP-i i partisë në njoftimin zyrtar për këtë aferë gjigante që tejkalon 420 milionë euro, njofton se bëhet fjalë për korrupsion, procedura prokurimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash. Pra një kompleks veprash penale nga më seriozet. Kjo ndërmarrje kriminale është e vetmja në Shqipëri, Europë dhe botë mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe vazhdon. Janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, ajo vazhdoj njësoj sikundër asgjë s’ka ndodhur nga sa është konstatuar. Asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar. Askush nuk është burgosur në këtë afër.” – tha Berisha.