Vendosni fjalën kyçe....

Vritet në derën e shtëpisë 28-vjeçari shqiptar në Maqedoninë e Veriut


Një i ri shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.

Tetova sot raporton se ngjarja ka ndodhur në pjesën qendrore të qytetit dhe 28-vjeçari me inicialet G.A. është qëlluar në kokë me armë zjarri, para shtëpisë së tij.

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit ‘Ferid Murad’ është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit.”- tha Policia.

Ende nuk dihet kush është autori i kësaj ngjarje e cilat ishin motivet e tij.