Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kampionëve/ Milani fiton ndaj Dinamo Zagreb, Celtic barazon me Shakhtar


Milani arriti të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Dinamo Zagreb në sfidën e luajtur për Grupin E në Ligën e Kampionëve.

Në Seria A, kuq e zinjtë treguan forcën e tyre duke shënuar 3 gola. Në pjesën e parë shënoi Giroud me penallti ndërsa me fillimin e pjesës së dytë shënoi Saelemekers. Më pas Orsic ngushtoi rezultatin për Dinamon e Zagrebit.

Në minutën e 77 Pobega shënoi golin e tretë për “djallin”.

Kjo është fitorja e parë për këtë sezon të Ligës së Kampionëve për Milan pasi barazoi javën e parë ndaj Salzburg.

Milani ngjitet në vendin e parë provizorisht në grupin E, ndërsa Chelsea luan përballë Salzburg.

Në sfidën tjetër Shakhtar barazoi 1-1 me Celtic.

Goli i Celtic u shënua nga Bondarenko në portën e tij ndërsa për barazimin e sfidës shënoi Mudryk në minutën e 29’. Skuadrat ndajnë nga një pikë në sfidën për grupin F. Shakhtar qëndron provizorisht në vendin e parë ndërsa Real Madrid luan përballë Leipzig.