Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga lartësia në objektin ku punonte, humb jetën 65-vjeçari në Tiranë


Një 65-vjeçar me iniciale P.P. ka ndërruar jetë në Tiranë.

Ai ka rënë nga lartësia në një objekt ku ishte duke punuar.

Dyshohet se rënia ka qenë aksidentale.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”