Vendosni fjalën kyçe....

Atentat i dështuar ndaj Akil Nerjakut në Durrës, u qëllua me snajper sapo zbriti nga makina,


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në plazhin e Durrësit ku ndaj një personi është qëlluar me snajper.

Shënjestra e atentatit ka qenë Akil Nerjaku, i cili është qëlluar sapo ka dalë nga mjeti i tij tip ‘Mercedes-Benz GLE’.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16 e 20 ndërsa plumbi i qitur nga snajperi ka kapur një makinë të rastit.

Atentati ka ndodhur në vendin e njohur si Rrota e Kuqe, ndërsa dyshohet se është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni.

Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve në zonë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.