Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Është e papranueshme që SPAK s’ka nisur hetime të thella ndaj Berishës pas shpalles së tij ‘non grata’


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla tha sot se SPAK duhet të nisë hetimet ndaj Sali Berishës, pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA-ja për përfshirje në korrupsion.

Në një deklaratë për gazetarët, ai tha se prokuroria duhet të japë një përgjigje për çështjen pasi sipas tij është e papranueshme që ndaj kreut të PD-së nuk ka hetime të thella.

“Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berishës si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA. Unë besoj se SPAK duhet të japë një përgjigje për çështjen dhe të fillojë hetimet duke filluar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’u dërgojë SHBA-së. Është e paparanushme që Sali Berisha është shpallur person non grata, si i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kjo nuk shoqërohet me hetime të thella. Nuk është presion ndaj drejtësisë. Unë po shpreh këndvështrimin tim dhe kam pasur qëndrim për këto çështje ka ekzistuar që para se SPAK të lindte. Unë kam kallëzuar për të dyja çështjet, edhe OSSH CEZ dhe për kompleksin Partizani. Për kompleksin Partizani, prokurori më ka marrë deklarimin tim dhe kam besim që çështja të ecë në drejtimin e duhur.” – tha Balla.