Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen ministrja në Moldavi, s’përmbushi afatin për faqen e druve të zjarrit


Ministrja e Mjedisit e Moldavisë ka dhënë dorëheqjen një ditë pasi kryeministrja e kritikoi atë për mos përmbushjen e një afati kohor për hapjen e një faqeje interneti, që duhet të ndihmojë njerëzit të blejnë dru zjarri për dimër.

Iuliana Cantaragiu dha dorëheqjen nga posti i saj të enjten. Në një deklaratë në Facebook, ajo promovoi të dhënat e saj të reformave në Ministrinë e Mjedisit dhe falënderoi njerëzit me të cilët ka punuar për shërbimin e tyre. Kryeministrja Natalia Gavrilita pranoi dorëheqjen e saj.

Kryeministrja kritikoi Cantaragiu gjatë një takimi qeveritar për dështimin e saj për të nisur një shërbim për të ndihmuar moldavët të blinin dru zjarri për sezonin e dimrit. Portali ueb lemne.md dhe një linjë telefonike duhej të hapeshin më 1 shtator.

Cantaragiu fajësoi ‘partnerët’ e paidentifikuar të përfshirë në zhvillimin e faqes së internetit për vonesën dhe tha se do të ishte gati brenda dy javësh. Kryeministri vërejti se në atë kohë shërbimi nuk do të ishte i nevojshëm.

“Gjërat duhet të bëhen në kohë në mënyrë që informacioni të jetë i dobishëm. Një vullnetar mund të krijojë faqen e internetit brenda një dite.” – vuri në dukje Gavrilita, cituar nga mediat lokale.

Ministrja u pyet për shkëmbimin gjatë një konference për shtyp të njëjtën ditë, me mediat që spekulonin se dorëheqja e saj ishte e afërt. Ajo tha se ngecja pas afatit ishte ‘absolutisht normale’ sepse ‘ka gjëra jashtë kontrollit tonë’.

Në fillim të gushtit, agjencia kombëtare e pyjeve Moldsilva paralajmëroi se Moldavia mund të përballet me mungesë dru zjarri për shkak të rritjes së kërkesës mes krizës globale të energjisë. Ministria e Mjedisit tha se portali do të ndihmonte në parandalimin e rritjes së çmimeve.