Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania zemërohet me fqinjët për gazin – Bloomberg


Fqinjët e Gjermanisë, Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Polonia kanë kundërshtuar të përfshihen në ‘negociatat konstruktive’ për marrëveshjet e solidaritetit të gazit, ka paralajmëruar ministri i Ekonomisë Robert Habeck në një raport për ligjvënësit, shkruan Bloomberg.

Dokumenti, i cili iu prezantua komitetit të Energjisë dhe Klimës së Bundestagut të mërkurën vonë, thuhet se supozoi se ngurrimi mund të përkeqësojë krizën e gazit në Gjermani.

Paktet e ndarjes së gazit ndërmjet shteteve anëtare janë pjesë e një mekanizmi më të madh të BE-së për situatat emergjente të energjisë.

Ata garantojnë se njëri vend do furnizojë tjetrin nëse nuk ka gaz të mjaftueshëm për të siguruar nevojat e familjeve dhe shërbimeve sociale, të cilat gëzojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjit të BE-së.

Sipas Habeck, arsyeja kryesore që vendet po kundërshtojnë marrëveshjet dypalëshe me Berlinin është sepse ata nuk duan të jenë në pritje për të kompensuar furnizuesit e tyre në rast se gazi ridrejtohet në Gjermani.

Ministri i Ekonomisë theksoi gjithashtu se Gjermania është në bisedime me Italinë dhe Çekinë. Marrëveshja me Italinë do ishte një marrëveshje trepalëshe që përfshin Zvicrën pasi gazi do duhej të kalonte në këtë vend për të kaluasr më pas në Gjermani.

Diskutimet me Romën janë në pritje deri pas zgjedhjeve më vonë këtë muaj, vuri në dukje Habeck. Republika Çeke do të ishte e gatshme të nënshkruante një marrëveshje të tillë, por vetëm nëse ka një kufi në kompensimin e qeverisë për furnizuesit.