Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama e qeveria e tij për kryeqytet e flamur kanë atë të Beogradit


Kreu i PD-së Berisha e quajti fasadë të radhës aktin normativ të propozuar për miratim nga qeveria lidhur me vendosjen e flamurit evropian krahas atij shqiptar.

Berisha tha se ndërsa deputetët ftohen të votojnë për këtë flamur, flamuri i vërtetë i kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij është ai serb.

Ai theksoi se që prej vitit 2013, kreu i qeverisë rendi drejt padronit të tij në Serbi, presidentit Vuçiç.

“Ne mblidhemi këtu për një akt fasadë të radhës. Në aparencë për një akt që synon të rregullojë vendosjen e flamurit europian krahas flamurit tonë, por de facto vijmë këtu si vendi, si populli i ëndrrave të grabitura e të rrënuara. Që nga mesi i viteve 800 dhe gjer sot, ëndrra e shqiptarëve ishte ëndrra europiane. Ajo u formua me gjak , para se të shkruhej në libra. Me një qëndresë ndaj të tjerëve që parashikonin të na konvertonin totalisht për të mos thënë të na shfarosnin nga trojet tona. Një rol më i ligë se sa vetë pushtuesit kanë luajtur shqiptarët. Një përpjekje e Ahmet Zogut për ta shkëputur Shqipërinë nga otomanizmi pesë shekullor, u ndërpre nga një diktaturë, një tradhti kombëtare, që jo vetëm la Kosovën nën sundimin e Jugosllavisë dhe Serbisë, por bëri gjithçka që dhe Shqipërinë ta shndërrojë në pjesë të Jugosllavisë. Enver Hoxha për karrigen e tij e shkëputi Shqipërinë nga rrjedha europiane. Lëvizja studentore shënoi një akt madhor dhe krahas përmbysjes në rrafshin kombëtar ajo lëvizje i dha fund tentakulave të Beogradit në Tiranë. Sot votojmë për flamurin europian, por kjo qeveri dhe kreu i saj për flamur të vërtetë ka atë të Beogradit dhe kryeqytet të vërtetë ka Beogradin. Në vitin 2013 Edi Rama Enver Hoxha vrapoi me padurim drejt Beogradit.” – tha Berisha.