Vendosni fjalën kyçe....

“Prandaj Zoti na dha dy krahë”- Shtëpia e Bardhë u kërkon amerikanëve të bëjnë në një ditë vaksinat kundër Covidit dhe gripit


Administrata e Joe Biden inkurajoi të martën të gjithë amerikanët që të marrin një vaksinë të përditësuar për COVID-in sa më shpejt të jetë e mundur, edhe nëse kjo do të thotë që ta marrin atë në të njëjtën ditë me vaksinën vjetore të gripit.

“Lajmi i mirë është që ju mund të merrni një vaksinë kundër gripit dhe vaksinën kundër COVID-it në të njëjtën kohë. Është në fakt një ide e mirë.”- tha Koordinatori i përgjigjes ndaj COVID-19 të Shtëpisë së Bardhë Dr. Ashish Jha.

“Unë me të vërtetë besoj se kjo është arsyeja pse Zoti na dha dy krahë, një për vaksinën kundër gripit dhe tjetrën për vaksinën kundër COVID.”– shtoi ai sipas Fox News.

Jha vuri në dukje se Administrata e Ushqimit dhe Barnave sapo miratoi vaksina të reja për amerikanët e moshës 12 vjeç e lart që janë krijuar për të luftuar variantin omicron që tani është i përhapur në mbarë botën. Ai shtoi se administrata ka punuar gjatë ditëve të fundit për shpërndarjen e vaksinave të reja në të gjithë vendin.