Vendosni fjalën kyçe....

Kallëzimi ndaj Autoritetit të Dosjeve, Meta: SPAK më njoftoi se ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, do bëjmë kallëzime shtesë


Në konferencën e sotme me gazetarët, kryetari i PL-së dhe ish-presidenti Ilir Meta ka folur për kallëzimin që ai ka bërë ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Meta tha se SPAK e ka kaluar këtë çështje për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës si dhe paralajmëroi se do të depozitojë të tjera kallëzime për falsifikimet që janë bërë për të p;rishur imazhin  e tij.

 “Partia e Lirisë dhe Petrit Vasili mund t’u njohë me nismat për integritetin e personave publikë ku përveç kontrollit të shëndetit mendor e psiqik që është emergjent në mënyrë të veçantë për kryeministrin aktual, sjellja e fundit është skizofrenike në gjithë dimensionet e saj e po kështu për testin e drogës për gjithë politkanët e iniciativa të tjera.

Ligji i ashtuquajtur i spiunëve është ligj që e ka bërë vetë PS në 2015 sipas modelit gjoja gjerman, e ka shkelur vetë PS me përfaqësuesit e saj në autoritetin e Dosjeve. Qëndrimi ynë si PL, dhe i imi si politikan ka qenë hapja e dosjeve dhe demonstrimi i tyre përpara opinionit publik për cilindo që do të zgjidhet, ndërsa për rastin konkret ju e dini që kemi të bëjmë me një falsifikim shumë të trashë dhe idiot të Edi Ramës dhe gjithë kukullave të tij tek autoriteti i manipulimit të dosjeve dhe në arkiva të tjera shtetërore.

Falsifikimi është bërë evident, e kam bërë kallëzim penal për anëtarët e këtij autoriteti që ia kam adresuar dhe SPAK.

Dje jam njoftuar nga SPAK që e kanë kaluar për kompetencë të Prokurorisë së Tiranës dhe hapi i dytë i imi ka qenë pajtimi apo zgjedhja e një avokati jo mbrojtës por sulmues, e ky është Genc Gjokutaj. Them sulmues se ne jemi në sulm, jemi kallëzues, jo të kallëzuar për këtë çështje e nga nesër Gjokutaj do paraqitet në prokurori se kemi kallëzime të reja shtesë për falsifikimet e tjera idiote që kanë bërë këta duke shkelur ligjin e duke falsifikur materiale ordinere.

Dekomunistizimi dhe denazifikmi i Shqipërisë fillon me shporrjen e Ramës dhe kukullave të tij, kudo që ndodhen me rivendosjen e shtetit të së drejtës, kushtetshmërisë dhe mbrojtjes së të drejtave themelore përfshirë dhe lirinë e medias e gazetarëve.”- u shpreh Meta.