Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Helidon Bendo i pashkollë, doli drejtor i ri direkt nga zyrat e Ramës


Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD-së, kryedemokrati Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj qeverisë Rama.

Ai u ndal tek emërimet dhe shkarkimet e drejtorëve. Ai foli për Helidon Bendon, duke thënë se nga i pashkollë shkoi direkt tek zyrat e kryeministrit Edi Rama dhe doli drejtor.

“Iku dhe drejtorja e Agjencisë së Luftës kundër larjes së parave.  Nuk e njihja atë, ishte një emër formal në atë detyrë. Iku dhe do vihej një militant i PS në mënyrë të tillë që agjencia të kthehej në agjenci të larjes së parave të krimit.

Iku edhe drejtori i shërbimit Informativ, lajmi është që nga zyra e Ramës shkon një zëvendës drejtor. Drejtori është në një shkollim pa afat në SHBA, ishte i pashkollë, Helidon Brendo. Doli drejtor i ri dhe shkon direkt nga zyrat e Edi Ramës. Të gjitha këto tregojnë për një revansh të papërmbajtur të krimit dhe mafies në Shqipëri. Vetë Rama po bënë gjithçka të bllokojë hapjen e negociatave në BE.”- tha Berisha.