Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet futbolli në Itali, Juventusi kalon Milanin e arrin finalen e Kupës


Ka përfunduar në barazim pa gola sfida e kthimit gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes Juventusit e Milanit në Torino.

Pas barazimit 1-1 në Milano ekipi i Sarrit kualifikohet në finale ku do ndeshet ms Interin ose Napolin që e luajnë nesër ndeshjen e tyre.

Sfida e sotme është e para zyrtare në Itali pas një ndërprerjeje prej më shumë se 3 muajsh për shkak të pandemisë Covid-19.

Ajo dhuroi jo pak emocione e raste nga të dy kampet ndërsa duhet pëmendur 11-metërshi i humur nga ana e portugezit Ronaldo.

Milanit iu desh të luante me një lojtar më pak që nga minuta e 17-të pas daljes me karton të kuq të sulmuesit Rebiç.

Nesër Napoli pret Interin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të kupës. Napoli e ka fituar edhe ndeshjen e parë në Milani e duket më pranë kualifikimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *