Vendosni fjalën kyçe....

Berisha prezanton planin ekonomik: Taksa të ulëta, më shumë se dyfishim i pagave, do vëmë minimumin jetik


Kreu i PD-së Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se qeveria e tij do i rrisë rrogat e pensionet me ardhjen në pushtet ndërsa prezantoi planin ekonomik të rimëkëmbjes, siç e quajti ai.

Gjatë takimit me ekspertë, përfaqësues të biznesit dhe qytetarë të ndryshëm Berisha theksoi se asgjësimi i votëës nga ana e kryeministrit Rama ka shkatërruar sistemin pluralist në vend.

Ai e bëri përgjegjëse qeverisjen e Ramës për shpopullimin e vendit e krizën e çmimeve me të cilën përballet.

“Shkaku më themelor i të gjitha këtyre zhvillimeve në këto proporcione në bindjen time të thellë qëndron në mekanizmin themelor të çdo shteti ligjor, që është vota e qytetarëve. Në një shoqëri të lirë të gjithë presin që sistemin ta ndryshojnë me votë. Është legjitimuar asgjësimi i votës. Unë në absolute jam në mbrojtje të interesave të qytetarë do t’i them të vërtetat siç janë. Kujtoj Joe Biden shumë më herët në një deklaratë thotë se është një vend mik, por ka një fatkeqësi të madhe nuk votojnë të lirë, dhe morali i kësaj deklarate qeveria nuk i lejon, na ndihmoi shumë. Ne duhet të mos njohim legjitimitetin e këtij pushteti dhe ky pushtet të ikë sa më parë. Ne nuk vijmë në pushtet pa votë.

Problematikë e madhe që ne duhet ti japim përgjigje është se padiskutim duhen reforma të thella ekonomike. Shqipëria nuk ka asnjë shkak që të jetë pellg varfërie dhe mjerimi, por ka  çdo potencial që qytetarët e saj të kenë progres nga viti në vit. Ne kemi qenë dhe mbetemi parti e taksave të ulëta. Ne jemi konservatorë. Ne e kemi parë zbatimin e tij dhe përsëri do të vendosim sistemin më të ulët fiskal të mundshëm.

Duhen masa antikrizë. Reforma është njëra anë kurse kriza dhe sirenat e saj ulërijnë në të katër anët. Do të vendosim minimumin jetik. Ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë rrogash dhe pensionesh. Rrogat nuk mund të them se do të dyfishohen, do të rriten më shumë se dyfish kemi humbur shumë kohë në këtë drejtim. Sot rrogat e shqiptarëve duhet të ishin dy herë më të lartë se në vitin 2013, duke pasur parasysh se sa janë rritur çmimet kjo sërish nuk do të mjaftonte.” – tha Berisha.