Vendosni fjalën kyçe....

“Sunny Hill” në Tiranë u mbyll pa Dua Lipën, Rama: E presim me padurim në nëntor


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga festivali “Sunny Hill” që u mbajt për tre net rresht në Tiranë.

Në postimin e tij, Rama falënderon këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa edhe pse ajo i mungoi këtij festivali, por zbulon se Dua do të mbërrijë në Tiranë në muajin nëntor.

“MIRËMËNGJES dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falenderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë.”- shkruan Rama.

‘Sunny Hill Festival’ është mbyllur orët e para të mëngjesit të soëm, por pa Dua Lipën. Mbrëmja e kaluar i ishte dedikuar muzikës rep, ku në skenë performoi reperi britanik Stormzy.