Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u vetëhelmua, ndërron jetë 35-vjeçari në Dimal


Një 35-vjeçar në Dimal ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi dyshohet se është vetëhelmuar me fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Samaticë ndërsa viktima është identifikuar si Dashnor Oshafi.

Ai është gjetur i shtrirë në dyshemenë e banesës nga familjarët të cilët e kanë dërguar me shpejtësi në spitalin e Beratit ku ka ndërruar jetë dy orë pas mbërritjes.

Viktima do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.