Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se shoqëroi Ervis Martinajn në arrati, arrestohet agjenti i Forcave Operacionale në Lezhë


Punonjësi i Policisë së Lezhës Jeton Lami ka rënë në pranga, pasi dyshohet se ka ndihmuar të arratisej të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Ky oficer policie është shoqëruar me Ervis Martinajn, gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

Lami dyshohet se e ka transportuar Martinajn nga Lezha në Laç, Shkodër apo në Vlorë gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.

Përveç Lamit, ka dyshime që Martinaj është ndihmuar edhe nga punonjës të Komisariatit të Fushë-Krujës.

Kujtojmë se Ervis Martinaj është përveçse në kërkim, është shpallur i humbur nga familjarët e tij. Xhaxhai i tij më 10 gusht bëri denoncim në polici se familja ishte humbur kontaktet me Martinajn. Hetuesit po shfyqrtojnë nëse ky është një plan i thurur nga Martinaj për të humbur gjurmët, apo nëse bëhet fjalë për një kallëzim të vërtetë dhe diçka atij i ka ndodhur.

NJOFTIMI I POLICISË

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bënë ndalimin e shtetasit J. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj shtetasit J. L. masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.