Vendosni fjalën kyçe....

Mbappe shënon golin më të shpejtë në 30 vjet, i duhen vetëm 8 sekonda (Video)


Kylian Mbappe i bëri të heshtin kritikës e tij të dielën duke shënuar golin më të shpejtë në kampionatin francez në 30 vjet për Paris Saint Germain, ku kryeqytetasit shkatërruan Lille 7-1.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 ka qenë në titujt kryesorë kohët e fundit, me raportet që sugjerojnë se ai dhe Neymar janë përplasur.

Fundjavën e kaluar, dyshja u përplas për gjuajtjen e një 11-metërshi dhe më pas u përfol se kishin pasur një grindje në prapaskenë në stadiumin ‘Parc des Princes’.

Megjithatë në ndeshjen e fundjavës ai arriti të shënojë gol pas tetë sekonash pas një pasimi nga argjentinasi Messi ndërsa gjatë gjithë 90-minutave ai shënoi edhe dy herë të tjera.