Vendosni fjalën kyçe....

“Vendet perëndimore po presin rënien e Ukrainës” – Ministri i Jashtëm


Disa vende në Perëndim presin që Kievi të dorëzohet dhe mendojnë se problemet e tyre do zgjidhen menjëherë kur kjo të ndodhë, pohoi ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba në një intervistë.

“Më pyesin shpesh në intervista dhe kur flas me ministrat e tjerë të jashtëm: Sa do duroni? Kjo është në vend që të pyesim se çfarë tjetër mund të bëhet për të na ndihmuar të mposhtim Putinin në kohën më të shkurtër të mundshme.” – tha Kuleba, duke vënë në dukje se pyetje të tilla sugjerojnë se të gjithë ‘po presin që ne të rrëzohemi dhe problemet e tyre të zhduken vetë’.

Ministri i Jashtëm vazhdoi duke sugjeruar se disa vende perëndimore janë të gatshme të pranojnë dorëzimin e Ukrainës në konfliktin e vazhdueshëm ushtarak me Rusinë dhe ta lënë atë të lëshojë disa nga territoret e saj, diçka që Kievi ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk do të pranonte kurrë.

Javën e kaluar, Mikhail Podolyak, një ndihmës i Presidentit Zelensky, përjashtoi humbjen ushtarake të Kievit si një skenar të mundshëm dhe deklaroi se ai do luftonte ‘deri në qytetarin e fundit rus në territorin ukrainas’, me ndihmën e armëve perëndimore të cilat ai thotë se do të vijnë në vend pavarësisht kostos.

Podolyak sugjeroi gjithashtu se askush nuk do përpiqet të negociojë një armëpushim me Rusinë në kurriz të Ukrainës, për shkak të reputacionit të Presidentit Zelensky për ‘moslejimin e ndonjë bisede të tillë pas shpine’.

Zelensky ka dënuar vazhdimisht këmbënguljen e disa vendeve perëndimore për një zgjidhje paqësore të konfliktit pa marrë parasysh interesat e Kievit, duke deklaruar në qershor se ‘të gjithë duan të na shtyjnë drejt një rezultati, definitivisht jo të dëshirueshëm për ne’, duke ndjekur interesat e tyre financiare dhe politike.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka parashikuar se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës do përfundonte përfundimisht me një zgjidhje të negociuar, por këmbënguli se Kievi duhet të vazhdojë të marrë mbështetje ushtarake nga Perëndimi për të përmirësuar pozicionin e tij në tavolinëne bisedimeve.