Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj gjyqtares, Mimoza Margjeka e cila akuzohet për korrupsion.
Deri tani ajo ka qenë në arrest shtëpie ndërsa pas vendimit të sotëm është lënë në detyrim paraqitje.
Ajo, i shoqi, një avokat dhe të tjerë persona akuzohen se kanë marrë të holla për zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari që do çonte në lirimin e shteasit Orion Bali.
Margjeka i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se procesi është politik dhe bëhet në shenjë hakmarrjeje pasi nuk i dha mandatin e kryebashkiakes së Durrësit në votimet e 30 qershorit, Valbona Sakos së PS-së.
Gogo.al analizoi dosjen ndaj gjyqtares javë më parë, ndërsa ishte e qartë se Margjeka ishte diskretituar pa prova.
Lexo më poshtë shkrimin e plotë:
https://gogo.al/komploti-si-u-diskreditua-pa-prova-gjyqtarja-margjeka/