Vendosni fjalën kyçe....

Punoi për më shumë se 2 dekada me diplomë false, por ish-shefi i policisë në Itali s’kishte qenë kurrë në universitet – 918 mijë euro gjobë


Ish-kreu i brigadës bashkiake në Desenzano të Italisë, Carlalberto Presicci është dënuar nga Gjykata e Audituesve pasi prej vitesh e kishte bërë punën me një diplomë të falsifikuar.

Siç shkruajnë mediet e shtetit fqinj, Presicci deklaroi në konkursin e vitit 1996, se kishte fituar diplomën e Juridikut në vitin 1992 me nota të plota për të fituar postin e komandantit të policisë lokale, por është zbuluar vetëm në vitin 2020 se ai në fakt nuk ka qenë kurrë në universitet. Tani ai ndëshkohet.

Presicci falsifikoi sikur kishte një diplomë fakulteti për të marrë rolin e komandantit të policisë lokale. Kështu, Gjykata e Audituesve, vendosi që ish-komandanti do t’i duhet t’i paguajë bashkisë së Desenzanos pak më shumë se 918 mijë euro për dëmin e shkaktuar.

Sipas rikonstruksionit të dinamikës së fakteve, në vitin 1996 “këshilli i Bashkisë Desenzano kishte miratuar konkursin publik për caktimin e pozicionit të instruktorit ekzekutiv në zyrën e sigurisë urbane. Ndër kërkesat e parashikuara në njoftim ishte posedimi i diplomës në Drejtësi, Ekonomi, Ekonomi dhe Tregti, Sociologji, Shkenca Politike”.

Ish-komandanti i policisë lokale të Desenzanos kishte marrë pjesë në konkurs “duke deklaruar zotërimin e diplomës dhe duke nxjerrë një kopje të vërtetuar të certifikatës së diplomës në Drejtësi të marrë në vitin 1992 me notën 110. / 110; pajtueshmëria u vërtetua nga zyrtari i regjistrit të Komunës së Gussago”.

Kështu, që nga viti 1997, ish-komandanti Presicci u punësua deri në tetor të vitit 2020 duke treguar diplomën false, deri ur Prokuroria Publike e Breshias e zbuloi. Më pas, në Nëntor 2020, Bashkia kishte marrë një reagim negativ nga Universiteti i Parmës dhe kështu kishte filluar procedimi disiplinor. Në atë kohë punonjësi kishte dhënë dorëheqjen pas 23 vitesh shërbimi për “një punë tjetër”. Të paktën kjo ishte komunikuar në shtyp.