Vendosni fjalën kyçe....

Soreca: 50 ekipe të BE-së dhe Zvicrës do të monitorojnë procesin në terren


Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca thotë se 50 ekipe të BE-së dhe Zvicrës do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve në terren.

“Dita e Zgjedhjeve! Qytetarët shqiptarë po votojnë sot për Parlamentin e ri. Delegacioni i Bashkimit Evropian, Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe ambasada e Zvicrës kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit. BE qëndron pranë të gjithë shqiptarëve në Ditën e Zgjedhjeve!”– shkruan Soreca.

Ai më pas ka shkuar sot në shkollën “Dora d’Istria” në kryeqytet për të parë nga afër procesin e votimit. Ambasadori Soreca ka pyetur komisionerët për procesin e deritanishëm dhe iu ka uruar punë të mbarë.

Ai iu kujtoi atyre se ka shumë njerëz nga jashtë Shqipërisë që po ndjekin zhvillimet në Shqipëri dhe i nxiti të bëjnë punën e tyre sa më mirë.

“Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë por do doja ta fillonim ditën këtu me një këtë sistem të ri votimit. Ne do të shikojmë punën tuaj. Dëshiroj që ta dini që ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë. Nuk është se dua t’ju vë në presion, por pak që ta kuptoni që punën tuaj ta bëni sa më mire.”– tha Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *