Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset trajleri me grurë pranë mbikalimit të Rinasit, krijohet trafik kilometrik (FOTOT)


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme shumë pranë mbikalimit të Rinasit në Tiranë.

Mësohet se një trajler i ngarkuar me grurë është përmbysur, duke derdhur të gjithë ngarkesën në rrugë.

 “Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.“– thotë Policia.

Sikurse vihet re nga fotot e mëposhtme, aksidenti ka krijuar trafik kilometrik në një sens kalimi të autostradës Tiranë-Durrës.