Vendosni fjalën kyçe....

“Sanksionet të dobëta, Perëndimi të ndalojë të gjithë rusët” – Zelensky


Duke i quajtur ‘të dobëta’ sanksionet aktuale anti-ruse, presidenti ukrainas Vladimir Zelensky i tha Washington Post të hënën se Perëndimi duhet të vendosë një embargo të plotë për të gjitha importet e energjisë nga Rusia dhe një ndalim udhëtimi për të gjithë rusët për të paktën një vit.

I intervistuar brenda zyrës së tij të fortifikuar në Kiev, Zelensky i tha Post se ‘sanksionet më të rëndësishme janë mbyllja e kufijve – sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër’. Rusët duhet të ‘jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre’.

Udhëheqësi ukrainas këmbënguli se kjo ishte ‘e vetmja mënyrë për të ndikuar’ presidentin rus Vladimir Putin. Duke folur për median amerikane sikur po i drejtohej publikut rus, ai shtoi: “Ju po i thoni gjithë botës se duhet të jetojë sipas rregullave tuaja. Shkoni dhe jetoni atje.”

SHBA dhe aleatët e saj, Kanadaja, BE-ja, Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia, kanë vendosur sanksione ndaj qindra individëve, kompanive dhe organizatave ruse pas sulmit ndaj Ukrainës më 24 shurt. Deri në prill të këtij viti, Rusia ishte bërë vendi më i sanksionuar në botë, duke kaluar Iranin, Venezuelën, Mianmarin dhe Kubën së bashku.