Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron Festën e Ashures nga selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane: Kjo ditë i bën bashkë të gjithë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar sot besimtarët bektashinj nga kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë, me rastin e Festës së Ashures.

Në një prononcim për media, Meta u shpreh se sot është dita kur besimtarët e të gjitha feve bëhen bashkë dhe ndajnë me njëri tjetrin gëzimet dhe vuajtjet.

“Jam këtu për të uruar Kryegjyshin botëror, Baba Edmond Brahimaj, me rastin e kësaj dite shumë të veçantë, e cila është dita e sakrificave dhe e përpjekjeve për të nxjerrë në pah vlerat më të mira njerëzore dhe shoqërore.

Është një ditë që i fton të gjithë përmes mesazhin që ajo mbart, qytetarët e besimeve të tjera, të vendeve, të popujve, të kombeve të tjera, për të respektuar dallimet midis njëri-tjetrit, për t’iu gëzuar diversitetit dhe për të ndarë së bashku arritjet, sakrificat, të mirat dhe gëzimet, por dhe vuajtjet, për të ndarë së bashku begatinë, por edhe varfërinë. Për të qenë gjithmonë në shprehjen e demonstrimin e vlerave më të mira njerëzore jo vetëm bektashinjtë por të gjithë njerëzit e besimeve të tjera të cilët besojnë vërtet te Zoti, që besojnë te e mira, paqja dhe bashkëpunimi.”– tha Meta.