Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Kavajë, humbin jetën dy persona (Video)


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’, ku kanë humbur jetën dy persona. 

Një mjet kamion që drejtohej nga një person me iniciale I. C., është përplasur me një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit ‘Mercedes-Benz’ dhe pasagjeri.

Trupat e viktimave ende nuk janë nxjerrë pasi janë bllokuar brenda, pasi mjeti është shkatërruar krejtësisht.

*Video Credits: BW