Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e fëmijës në Himarë/ Berisha: Krim i tmerrshëm, siguria në plazhe zero


Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur sot në plazhin e Potamit, në Himarë, ku humbi jetën një fëmijë 7 vjeç.

Berisha e konsideroi këtë një “krim të tmerrshëm” ndërsa ankohet se siguria në plazhe është zero. Mes rreshtash Berisha shpreh ngushëllimet e tij për familjen me origjinë nga Tropoja.

“Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm!

Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë.

I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona. sb”- shkruan Berisha.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditen e sotme ku Arjan Tase, me detyrën shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Elbasan, përplasi për vdekje me gomone një fëmijë 7-vjeç. Pas ngjarjes reagoi dhe kreu i Policisë Gledis Nano, i cili njoftoi përjashtimin nga radhët e policisë së Tases.