Vendosni fjalën kyçe....

Për të dytën herë brenda pak ditëve, Gledis Nano shkon sërish në SPAK 


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkuar paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK).

Ai ka qenë i shoqëruar nga drejtori i ri i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati. Sipas “Report TV”, në fokus të takimit, janë hetimet mbi grupet kriminale si dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që Nano shkon për takime nw Prokurorinë e Posaçme.