Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri spanjoll me superlativa për Ramën: Jeni një politikan i madh, i uroj shqiptarët për kryeministrin që kanë


Kryeministri i Spanjës Sanchez ka vlerësuar lart homologun e tij shqiptar.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, ai uroi popullin shqiptar që kanë një kryeministër si Rama.

Sanchez vlerësoi gjithashtu qëndrimin e Shqipërisë për sa i përket sanksioneve të vëna nga BE-ja ndaj Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

“I uroj shqiptarët që kanë këtë kryeminstër. 24 shkurti dhe invazioni rus në Ukrainë ndryshoi gjithçka në rendin ndërkombëtar dhe ka shkaktuar jo pak probleme kjo luftë. Ajo nuk do i ndryshojë kurrë vlerat që na bashkojnë dhe ajo ka treguar fortësinë e BE-së, rrugë që duhet ndjekur për t’u bërë ballë këtyre pasojave. Kemi nevojë të zbatojmë rregulla të përbashkëta për të arritur të njëjtat qëllime. Lufta ka çuar në rritjen e çmimeve dhe probleme të tjera. Dua të përgëzoj kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar për sanksionet që Europa dhe Shqoipëria kanë vendosur kundër Rusisë. Ato nuk kanë synim të ndëshkojnë popullin rus por lidershipin e tij. Jeni një politikan i madh e dhe e fitoni me vlerat tuaja këtë opinion që unë kam.” – tha Sanchez.