Vendosni fjalën kyçe....

Kryenegociatorja e re i drejtohet stafit: Kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres dhe rezultat


Kryenegociatorja e re Majlinda Dhuka, është shfaqur përkrah kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit të sotëm me grupin e negociatorëve të Shqipërisë me BE-në.

Fjalën e saj Dhuka e nisi me një falënderim ndaj qeverisë për detyrën e re. Më pas ajo kërkoi nga ekipi i negociatorëve bashkëpunim, shpejtësi, progres dhe rezultat.

“Faleminderit sinqerisht për besimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare. Është me përgjegjësi të lartë që e nis detyrën time sot.
Të dashur kolegë, ju kërkoj të gjithëve bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush unë kam punuar, tani kam një motiv më shumë për t’i thelluar marrëdhëniet. Me ata me të cilët nuk kam punuar drejtpërdrejt, do të jetë kënaqësi për mua për të filluar për të punuar.
Momenti është historik, besimi që na është dhënë është i veçante, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal. Do të komunikojmë përsëri.”– tha Dhuka.