Vendosni fjalën kyçe....

Berisha e Alibeaj kërkuan debat për ndryshimet në qeveri, Balla i jep të drejtë Topallit pas 15 vitesh: Drejtuesja e asaj kohe s’na lejoi debat kur u largua Rusmaili nga Alibeaj


Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha gjatë seancës parlamentare kanë kërkuar që të hapet debati për ndryshimet në kabinetin qeveritar që priten të votohen nga shumica socialiste.

Është një vendim i cili merret në kuadrin e monizmit të plotë të vendosur nga mazhoranca e drogës dhe e krimit. Në këtë rast dua t’i them Edi Ramës se cdo lloj xhakete që të veshësh e zhveshësh, asgjë nuk të heq qyrkun e vjedhësit. Në rast se do flisnim, do u faktonim shqiptarëve se padrinoja i Arben Ahmetaj e ka emrin tender begu Edi Rama. Në emër të ligjit të këtij parlamenti, hap debate sic parashikon rregullorja dhe mos përdorni arbitraritetin”, tha Berisha.

Pas kërkesës së Sali Berishës dhe Alibeajt, kryetari i grupit parlamentar të PS-së i ka kujtuar ndryshimet e qeverisë Berisha në 2007 kur Rusmaili i zëvendësua nga vetë Alibeaj. Madje Taulant Balla i dha pas 15 vitesh të drejtë drejtueses së seancës së asaj kohe që e cila nuk lejoi debatin për ndryshimet parlamentare.