Vendosni fjalën kyçe....

Osmani dhe Kurti takim zyrtar me Blinken: SHBA mbështesin integrimin euro-atlantik dhe dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga BE


Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken ka zhvilluar një takim ditën e djeshme me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Vetë Blinken ka zbuluar bisedat e bëra me dy liderët e Kosovës duke u përqëndruar te marrëdhëniet midis dy vendeve, mbështetjen e SHBA-ve për integrimin euroatlantik, dialogun Prishtinë Beograd të lehtësuar nga BE-ja.

Blinken ka falënderuar Kosovën për mikpritjen e afganëve si dhe mbështetjen e fortë për Ukrainën.

“U takova sot (dje) me presidenten Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, shkroi Blinken.