Vendosni fjalën kyçe....

Britania do u kërkojë ndihmë qytetarëve në rast të ndërprerjeve të energjisë – The Telegraph


Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka hartuar plane energjetike emergjente sipas të cilave qytetarëve mund t’u kërkohet të fikin dritat dhe të ulin termostatet e tyre për të shmangur ndërprerjet këtë dimër, ka zbuluar The Telegraph.

Planet do zbatohen në rast të mungesës së furnizimit me gaz ose energji elektrike dhe publikut do t’i kërkohet të ulë konsumin e energjisë, raportoi gazeta.

Sipas dokumenteve që ka parë media në fjalë, në një skenar të tillë qeveria britanike do dërgonte mesazhe në intervale të rregullta përmes radios, televizionit, mediave sociale si dhe posterave dhe fletëpalosjeve, duke u thënë njerëzve të shkurtojnë përdorimin e energjisë elektrike dhe gazit.

Rrjeti Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar thuhet se ka mbajtur takime ditët e fundit me përfaqësues të industrive që përdorin shumë energji, duke kërkuar ndihmën e tyre për të shmangur një skenar të rastit më të keq të ndërprerjeve të energjisë elektrike ose një mbyllje të plotë, madje duke ofruar t’i paguajnë ato kompani për të përdorur më pak energji.

Ndërkohë, kriza e energjisë dhe kostos së jetesës në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të intensifikohet, me faturat vjetore të familjeve që pritet të kalojnë 3,300 stërlina (3,971 dollarë) këtë dimër, sipas konsulentit të energjisë Cornëall Insight.