Vendosni fjalën kyçe....

Ranë nga skela, ndërron jetë një person (policia jep detajet)


Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur në Tiranë ku katër punëtorë janë rrëzuar nga skelat ku punonin.

Nga rrëzimi ka humbur jetën njëri prej tyre i cili është nxjerrë i pajetë.

Tre punëtorët e tjerë janë dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00 në rrugën e ‘Elbasanit’ nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë  e skelës metalike.

Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar  4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç  janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Dy punëtorë të tjerë i ka zënë skela poshtë  dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë  njërit prej tyre.

Policia e Zjarrfikësja  vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër

Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve  për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.