Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet për në shtator zgjedhja e Avokatit të Popullit


Ndryshe nga sa pritej, Avokati i Popullit nuk do zgjidhet në seancën e nesërme parlamentare po është shtyrë për në sesionin e ri që nis në shtator.
Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe ka të bëjë me përplasjen renda PD-së, shkruan BW, që citon burime të pakonfirmuara.
Deri tani Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar seancat dëgjimore me 20 kandidatët dhe do duhet që nga komisioni të dalin të paktën dy emra që do u kalojnë deputetëve që do përzgjedhin më pas Avokatin e ri të Popullit.